Në vazhdimësinë e projekteve te kompanisë sonë është projekti i Unazës Veriore të Gjakovës (Rruga X), i projektuar ne fillim te këtij viti (2021).
Kjo unazë lidhë rrugën magjistrale M9-1 Gjakovë-Klinë me rrugën regjionale R107 Gjakovë-Pejë (Deçan).
Unaza veriore fillon në rrugën magjistrale M9-1, në mes Gjakovës dhe fshatit Qerim (që është duke u zgjeruar), deri në hyrje të Gjakovës në rrugën regjionale R107 Gjakovë-Pejë, afër fshatit Skivjan. Po ashtu kjo unazë do të kaloj mbi lumin Llukac që njëkohësisht në këtë kalim do të realizohet edhe nyja që ju krijon qasje fshatrave të pjesës veriore të Gjakovës.
Unaza Veriore do të shtrihet në një trase që është komplet e re, me gjerësi B=37.00 m` dhe me gjatësi L=4,255.00 m`.
Në aspektin nacional – realizimi i këtij projekti është i domosdoshëm dhe do t’i mundësoj regjionit të Dukagjinit dhe automjeteve që kalojnë nëpër këtë regjion të lëvizin më shpejt dhe më sigurt.
Në aspektin e zhvillimit të Gjakovës – realizimi i këtij projekti do të ndikojë në shkarkimin e komunikacionin të qytetit, po ashtu kjo unazë do t’i paraprijë edhe zgjerimit të qytetit në pjesën veriore.
Njëkohësisht kjo unazë do të lidhë: zonën industriale Amerikane, zonën e re Industriale të Gjakovës, pjesën e re të qytetit, aeroportin, hekurudhën, etj.
Pasi Unaza Veriore është e domosdoshme si nga aspekti nacional dhe për Gjakovën, urojmë të realizohet sa më parë.