Të dhënat e përgjithshme
Projekti i rikonstruktimit të shtratit të lumit Krena segmenti I është një nga projektet më të rëndësishme të realizuara nga kompania jonë, e projektuar dhe mbikëqyrur nga ana jonë.
Duke marrë parasysh rëndësinë e lumit Krena i cili kalon përmes qytetit të Gjakovës si në aspektin e rolit emblatik për qytetin e Gjakovës por edhe rëndësinë në vitalitetin e qytetit, ky projekt ishte me rendësi të lartë për kompaninë tonë.
Segmenti I ishte vetëm fillimi i projekteve në terë gjatësinë e lumit mbrenda zonës urbane dhe kishte një impakt pozitiv në gjithë zonën rrethuese dhe me gjerë
Projektuar
Gjatësia
Faza e projektimit
Ky segment fillon nga ura e rrugës “Yllka Domi” dhe përfundon në urën e rrugës “Ismajl Qemajli”.
Faza e rilevimit gjeodezik dhe projektimi i shtratit të rikonstruktuar së bashku me rrugët dhe instalimet përcjellëse janë kryer tërësisht nga kompania jonë, dhe stafi përkatës profesional.
Karakteristikat teknike të projektuar janë:
- L= 0+236.00 km
- B= 21.50 m
- bt= 4.00 m
Mbikëqyrje
Realizimi i këtij projekti ka filluar në tetor të vitit 2018, dhe mbikëqyrja është realizuar nga kompania jonë