Të dhënat e përgjithshme
Tranziti jugorë “Bujar Roka”, shtrihet në pjesën jugore të zonës urbane të qytetit të Gjakovës, ku i lidhë rrugët regjionale R107 ( Gjakovë-Prizren), dhe Magjistralen M9-1 (Klinë-Gjakovë-Bajram Currë), duke krijuar një arterie të infrastrukturës rrugore për komunën e Gjakovës, regjionin përkatësisht regjionet Rekë e Keqe me regjionet perëndimore të komunës së Gjakovës, dhe lidhje ndërshtetërore me Shqipërinë përkatësisht me regjionin e malësisë së Gjakovës përmes pikës kufitare “Qafë Morinë”, e cila e shkarkon komunikacion në rrugët brenda qyteti të Gjakovës, dhe siguron lëvizje të shpejtë dhe të sigurt, ky aks po ashtu paraqet një alternativë të mirë komunikimi për lagjen ” Blloku i ri” e cila nga ana perëndimore, jugore dhe lindore kufizohet nga po ky tranzit.
Një aspekt tjetër po ashtu i rëndësishëm i këtij projekti është edhe aspekti estetik, i cili duke marrë parasysh shtrirjen e trasesë përgjatë lumit Erenik, i kontribuon qytetit të Gjakovës me një pamje moderne në fillim të trasesë në brenda qytetit duke kurse pastaj në pjesën e cila kufizohet me lumin Erenik dhe peizazhin rreth tij duke përfunduar me pamjen e një nga objekteve historike më eminente të Qytetit të Gjakovës, Ura e Tabakve, po ashtu kjo përshtypje përforcohet me realizimin e projekteve që ndërlidhen me këtë aks, siç janë: Ura e Erenikut, shtigjet për në Moglicë, dhe vet lumi Erenik pas pastrimit dhe trajtimit të shtratit.
Faza I
Faza II
Gjatësia
Faza e projektimit
Projekti i Tranzitit Jugorë “Bujar Roka” ka filluar në dhjetorë të vitit 2016, kur është projektuar pjesa e parë me gjatësi 0+730 km, kurse pjesa e dytë me gjatësi 2+731 km në prill të vitit 2019.
Faza e rilevimit gjeodezik dhe projektim i rrugë së bashku me instalimet përcjellëse janë kryer tërësisht nga kompania jonë, dhe stafi përkatës profesional.
Karakteristikat teknike të projektuar janë:
- L= 3+461.00 km
- B= 30 m
- vmax= 50 km\h
Pjesë e projektit të Tranzitit Jugorë “Bujar Roka” është edhe ura mbi lumin Krena, karakteristikat teknike të projektuar janë:
- L= 0+038.216 km
- B= 29.00 m
- H= 4.91 m
Mbikëqyrje
Realizimi i fazës së parë të këtij projekti dy pjesësh ka filluar në vitin 2017 ku mbikqyrja u krye nga kompania jonë, po ashtu faza e dytë e filluar të realizohet në vitin 2019 në të cilen punimet janë në zhvillim e sipër, është duke u mbikqyrur nga kompania jonë.