Të dhënat e përgjithshme
Rruga “Nëna Terezë” është një nga rrugët me komunikacionin më të ngarkuar në qytetin e Gjakovës, për shkak të shtrirjës së sajë në qendër por edhe për shkak të funksionit të saj ndërlidhës në qytet.
Projekti i zgjerimit të rrugës “Nëna Terezë”, u projektua në shtator të vitit 2019 dhe përfshinë pjesen nga kryqëzimi me rrugën “Beqir Kastrati”, deri tek kryqëzimi me rrugën “Abedin Tërbeshi”, nga dy shirita sa ishin në rrugën ekzistuese kjo arterie jetike e qytetit të Gjakovës u zgjerua në 3 shirita, për mundësim të një qarkullimi më të rrjedhshëm në qënder të qytetit.
Projektuar
Gjatësia
Faza e projektimit
Pjesë e këtij projekti përveq trajtimit të gjeometrisë së rrugës ishte edhe trajtimidhe sigurimi i instalimeve nëntokësore , dhe po ashtu edhe ndriqimi publik i zonës.
Karakteristikat teknike të projektuara janë :
- L= 0+596.43 km
- B= 15.00 m
- vmax= 50 km\h
Mbikëqyrje
Realizimi i fazës së parë të këtij projekti dy pjesësh ka filluar në vitin 2017 ku mbikqyrja u krye nga kompania jonë, po ashtu faza e dytë e filluar të realizohet në vitin 2019 në të cilen punimet janë në zhvillim e sipër, është duke u mbikqyrur nga kompania jonë.